Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U fut për t’u larë në det, mbytet 42-vjeçarja në Qerret
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë. Rreth orës 16:00 një 42 vjeçe, me kombësi çeke, ka humbur jetën duke u larë në det. “Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv