Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte të largohej t’i shpëtonte kontrollit të policisë në Treviso, Itali. Duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij Alfa Romeo Brera, i riu u përplas me një pemë. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vendngjarje pas plagëve të marra. Sipas policisë, dyshohet se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar. I riu, me origjinë shqiptare, deri vonë kishte jetuar në Motta di Livenza...