U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, 23-vjeçari shqiptar ndërron jetë tragjikisht në Itali, makina u përplas me pemën

U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, 23-vjeçari shqiptar ndërron jetë tragjikisht në Itali, makina u përplas me pemën

Një i ri me origjinë shqiptare, që tentoi t’i shpëtonte kontrollit të policisë ka ndërruar jetë tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në Treviso, Itali ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, në momentin që pa patrullën e karabinierëve, 23-vjeçari u largua me shpejtësi me makinën e tij dhe pas disa metrash u përplas me dy pemë. Përplasja ishte aq e fortë, sa Kevin ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, dyshohet se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar. Aksidenti ndodhi në zonën e San Giovanni-t, ku i riu hasi...
Burimi: Vizionplus.tv