U emërua vetëm 3 muaj më parë, largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës

U emërua vetëm 3 muaj më parë, largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës

Kadastra e Vlorës nuk gjen sërish qetësi, duke mbetur sërish “pa drejtues”. Erjon Galanxhi i emëruar drejtor vetëm tre muaj më parë largohet nga detyra. Ai ishte emëruar në këtë postë në muajin mars të këtij viti. Galanxhi mësohet se është emëruar në postin e nën drejtorit në Shkodër. Në krye të kadastrës Vlorë në vend të tij është komanduar Paola Sullaj e cila më parë ka mbajtur postin e nën drejtorit në institucionin e kadastrës Vlorë. Erjon Galanxhi është drejtuesi i tretë i ndryshuar në dy vitet e fundit në Vlorë, pas Ina Lucit dhe Ergys Skënderit të cilët...
Burimi: Javanews.al