Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ekzekutua afër banesës! Kush është Frrok Lleshaj, i dënuar për vrasjen e kushëririt, u lirua 2 vite më parë
Frrok Lleshaj VAU I DEJËS-Vau i Dejës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994, po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë, një kalimtar gjeti trupin. Lleshaj u ekzekutua shumë pranë banesës së tij. Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. 65-vjeçari kreu vrasjen për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të...