Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për tre të ekstraduarit nga Dubai, miqtë e Talo Çelës. Bëhet fjalë për; Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku- 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ervis Daka- 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i...