Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
U ekstradua nga Dubai tri ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan
👁3190
Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga gjykata ditën e sotme. Çapja njihet si një prej emrave më të njohur të botës së krimit, jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në disa vende të botës. 44-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm se porositi një vrasje të dyfishtë dhe i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mbërriti pasditen e 2 majit në aeroportin e Rinasit.