U ekstradua nga Dubai për ekzekutimin në 2020-ën të Gjin Ndojit, GJKKO lë në burg Denis Brajoviç

U ekstradua nga Dubai për ekzekutimin në 2020-ën të Gjin Ndojit, GJKKO lë në burg Denis Brajoviç

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg Denis Brajoviç, i akuzuar për vrasjen në 2020-ën të Gjin Ndojit. Denis Brajoviç, i cili u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe, u ekstradua dy ditë më parë në vendin tonë. Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri. Ekzekutimin e kreu Brajoviç, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi...