Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U diagnostikua me kancer, Biden i qeshur krah bashkëshortes: Më të fortë përgjatë vështirësive!
👁4320
Sipas raportimeve nga zyra e tij, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden është diagnostikuar me kancer të prostatës në shkallë të rëndë, i cili është përhapur deri në kocka. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe familja e tij po marrin në konsideratë çdo trajtim të mundshëm mjekësor. “Kanceri na prek të gjithëve. Si shumica prej jush, unë dhe gruaja ime Jill, kemi mësuar se jemi më të fortë përgjatë vështirësive. Faleminderit që na keni motivuar me dashuri e mbështetje”, shkruan Biden, krahas fotos me bashkëshorten e tij, ku nuk mungon buzëqeshja.