Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit, flet kamarieri: Më goditi në fytyrë dhe qafë, më rrëzoi edhe syzet
A2 CNN ka siguruar dëshminë e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës. I riu tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai po shërbente si gjithmonë. Sipas tij, Oficeri i Policisë, së bashku me një tjetër person, e dhunuan pa ndonjë arsye të fortë. Ai tregoi se u godit me gryshta e shpulla në fytyrë dhe qafë, teksa shtoi se i pranishëm në vendngjarje ishte edhe menazheri i lokalit. Kujtojmë se Oficeri i pezullua përkohësisht nga Policia, derisa të sqarohen plotësisht detajet...