Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U dënua me burg si anëtar i një organizate kriminale, arrestohet në Shijak 39-vjeçari! Do të ekstradohet drejt Italisë
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, ka finalizuar operacionin policor “Operacionalja 57”, ku është kapur një person i kërkuar ndërkombëtarisht. Në fshatin Hardhisht, Shijak, u arrestua 39-vjeçari Fatjan Stafa, banues në Pjezë, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi ishte dënuar në Itali me 7 vjet, 7 muaj dhe 12 ditë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafik droge. Stafa po pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij. Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria...