U dënua me burg për përndjekje ndaj ish-bashkëjetueses, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

U dënua me burg për përndjekje ndaj ish-bashkëjetueses, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij, krim për të cilin u dënua me burgim, rreth 4 muaj më parë, kapet 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizuan dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, shtetasin B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 17.04.2025, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 muaj e...
Burimi: Syri.net