U denoncua nga nëna e fëmijës, Gjykata liron edukatoren që akuzohet se dhunoi 4-vjeçarin në Korçë!
Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë. Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ka urdhëruar edhe pezullimin nga detyra. Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj edukatores. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Burimi:
javanews.al