U denoncua në rrjetet sociale, ndëshkohet drejtuesi i gomones që rrezikoi pushuesit në Radhimë

U denoncua në rrjetet sociale, ndëshkohet drejtuesi i gomones që rrezikoi pushuesit në Radhimë

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë ndërhyrë në plazhin e Radhimës, pas denoncimit në rrjetet sociale, me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin G. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020. Policia Kufitare apelon të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që...
Burimi: Javanews.al