U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër

U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër

21 September, 2026 - 13:00 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në hapjen e Javës Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër bashkë me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve dhe me njerëzit që i njohin më mirë se kushdo pengesat me të cilat përballen çdo ditë. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu tha se ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga komuniteti për pengesat me të cilat ende përballen në arsim, shëndetësi, punësim dhe në marrjen e shërbimeve publike. “Diskutuam për rëndësinë e gjuhës së shenjave, si gjuhë më vete dhe si pjesë e identitetit të komunitetit të të shurdhërve, por edhe për nevojën për më shumë interpretë të licencuar, për mësimdhënës të trajnuar dhe...