
“U bëra blu, nuk merrja dot frymë”, 38-vjeçari në Greqi gëlltit tre grepa teksa hante oktapod
👁4452
Një 38-vjeçar në Greqi ka përfunduar në spital, pasi duke ngrënë oktapod ka gëlltitur tre grepa. Ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati më shumë se një orë. “U bëra blu në fytyrë, nuk merrja dot frymë”, thotë Nikos Stamoulis për mediat greke. Në momentin që shkoi në spital, mjekët s’po u besonin syve kur panë grafinë dhe konstatuan tre grepa në fyt. 38-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv
Burimi:
Vizionplus.tv