Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U arrestua në shëtitoren në Sarandë, nis procedimi në gjendje të lirë për italianin që lëvizte me thikë në qytet
Një shtetas italian, 32-vjeçari Th.M., është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke lëvizur me një thikë në dorë në shëtitoren e qytetit, duke shkaktuar shqetësim tek kalimtarët. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Top Channel