U arrestua në Itali/ Kush është Aldo Baho, krahu i djathtë i Endrit Alibejt
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka arrestuar në Asti të Italisë një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, Aldo (Aleksander) Baho, i lindur në Elbasan, dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal dhe se në vitin 2022 ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., e cila mbeti në tentativë. Më 29 shtator 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për vepra që lidhen me armët dhe aktivitetin kriminal të organizuar. Kapja e tij u realizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Policisë së Shtetit dhe...
Burimi:
syri.net