U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj sqaron se si është e vërteta: Gjyshi u pushkatua nga diktatori, babai….

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj sqaron se si është e vërteta: Gjyshi u pushkatua nga diktatori, babai….

Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u ‘masakrua’ në rrjetet sociale për shkak të një videoje nga një nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës, ku ajo recitonte vargjet “Për Enverin, yll e dritë…”, të cilat u komentuan gjerësisht si lavde për diktatorin komunist. Fragmenti ishte shkëputur nga një video më e gjatë ku Ngucaj, po tregonte një episod nga fëmijëria e saj, për të rrëfyer se si regjimi komunist i detyronte edhe fëmijët e familjeve të persekutuara të recitonin poezi propagandistike. Florika është vajza e shkrimtarit Neki Ngucaj, familja e të cilit është persekutuar dhe internuar gjatë regjimit komunist. Ditën e sotme ajo ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në TCH, ku tregoi se në këtë event ishin të pranishëm persona...