U akuzua për spiunazh për Izraelin, Teherani ekzekuton shkencëtarin iranian të programit bërthamor

U akuzua për spiunazh për Izraelin, Teherani ekzekuton shkencëtarin iranian të programit bërthamor

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar Rouzbeh Vadi-n, i cili u akuzua për spiunazh për Izraelin dhe rrjedhje informacioni të ndjeshëm në lidhje me një shkencëtar bërthamor iranian të vrarë në një sulm izraelit në qershor, raportoi të martën gazeta Mizan e gjyqësorit iranian. Vadi punonte në “një nga organizatat shtetërore të rëndësishme” dhe kishte kryer “krime të shumta kundër sigurisë shtetërore që shkaktuan prishje të rendit publik”, thuhet në raport. Gjyqësori iranian nuk specifikoi nëse ekzekutimi u krye sot, as ku në vend, por lajmi ka shkaktuar reagime të forta jashtë vendit, duke intensifikuar klimën tashmë të tensionuar midis Teheranit dhe Tel Avivit. Mizan nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth identitetit të shkencëtarit bërthamor, por sipas burimeve të pavarura, ai është një zyrtar i lartë në...