U aksidentuan në ‘Skelë’/ Acarohet shoferi i ‘Benz’-it, përplas disa herë makinën tjetër, shoqërohet në polici

U aksidentuan në ‘Skelë’/ Acarohet shoferi i ‘Benz’-it, përplas disa herë makinën tjetër, shoqërohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Skelës në Vlorë, ku një përplasje mes dy automjetesh ka degjeneruar në një konflikt mes dy personave. Njëri prej tyre,  ka goditur disa herë me mjetin e tij tip Benz automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tip 'Benz' që shkaktoi goditjen. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit tjetër arriti të dalë në kohë nga makina, duke mos pësuar dëmtime. Si pasojë e incidentit, të dy automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Policia vijon hetimet...
Burimi: Syri.net