U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

Pas 3 javësh trajtim në spitalin e Traumës, i mituri që u aksidentua me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka lënë ambjentet e spitalit. Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Xhoana Çallaku, 11 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai dhe dy të mitur të tjerë u përplasën nga taksisti Ekerem Skureni. Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.
Burimi: Sot.com.al