Tymi mbulon qytetin e Fierit, zjarret në dy fshatra djegin tokat bujqësore

Tymi mbulon qytetin e Fierit, zjarret në dy fshatra djegin tokat bujqësore

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fier, njëra pranë fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore dhe kallamishtesh, duke krijuar re të dendura tymi që janë përhapur deri mbi zonat e banuara, duke mbuluar edhe vetë qytetin. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e zjarreve, por përballen me vështirësi për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet u bëjnë apel banorëve të shmangin çdo veprim që mund të rrisë rrezikun për zjarrvënie të tjera në këto kushte të thata dhe me temperatura të larta. gijotina.com/