Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i njohur i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i njohur i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

Emra të njohur të kinemasë, muzikës dhe sportit janë përfshirë në një hetim për përdorim dhe lehtësim të përdorimit të lëndëve narkotike në Turqi. Mediat vendase shkruajnë se, Prokuroria e Bakırkoy-t në Stamboll ka lëshuar urdhra ndalimi për 18 persona, mes tyre disa prej emrave më të njohur të ekranit turk. Në listë ndodhen aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Melis Sezen, reperi Sefo, si edhe ish-futbollisti i njohur Hasan Şaş. Operacioni i bujshëm është zhvilluar më datë 18 shtator nga ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Provincës së Stambollit, pas udhëzimeve të prokurorisë. Sipas autoriteteve, në kuadër të hetimit janë përfshirë edhe aktoret Nilperi Şahinkaya, Melis Işiten, Yeliz Yesilçimen, Hazal Filiz Kuçukkose, si dhe emra të tjerë nga bota e muzikës, biznesit dhe rrjeteve sociale....