Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Turqia takim me delegacionin e Hamasit/ Qëllimi i Izraelit aneksimi i Bregut Perëndimor?
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar me një delegacion të Hamasit në Stamboll, raportoi agjencia shtetërore turke “Anadolu”. Gjatë takimit, Fidan dënoi veprimet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke i cilësuar ato si përpjekje për të “shkulur palestinezët nga Gaza dhe për të aneksuar Bregun Perëndimor. Sipas deklaratës së tij, Izraeli po zvarrit negociatat “për të thyer rezistencën palestineze në Gaza dhe për t’i detyruar njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre”. Ky takim vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe shpreh mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për çështjen palestineze, ndërkohë...