Turqia sfidon projektin e Ramës/ “Baba Mondi nuk përfaqëson të gjithë bektashinjtë”
Projekti i Edi Ramës për krijimin e një entiteti sovran bektashi në Tiranë përballet me një kundërshtim të ri nga përfaqësues të traditës alevi-bektashiane në Turqi. Këtë herë debati shkon përtej vetë “Shtetit Bektashi”: në diskutim futet edhe se kush ka autoritetin për të përfaqësuar bektashizmin në botë. Në Hacıbektaş të Nevşehirit është zhvilluar forumi “Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan, nga historia deri në ditët e sotme”, nën kujdesin e strukturës shtetërore turke për kulturën alevi-bektashiane dhe cemevitë, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Në aktivitet morën pjesë drejtues fetarë dhe studiues. Deklarata përfundimtare vendos Hacıbektaşin dhe “Pir Evi” – Shtëpinë e Pir-it – si qendrën historike dhe shpirtërore të bektashizmit, duke kundërshtuar praktikisht pretendimin që autoriteti qendror i besimit të zhvendoset përmes një projekti...
Burimi:
ntv.al