Turqia merr vendimin, ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, i bashkohet nismës së pesë shteteve të tjera!
Qeveria e Turqisë të shtunën zyrtarisht ndaloi aksesin në platformat e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ligji u publikua sot pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti turk në prill të vitit të kaluar. Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 nëntor. Platformat e mediave sociale do të duhet të “marrin masat e nevojshme teknike dhe administrative, përfshirë verifikimin e moshës”, për të zbatuar rregullat e reja, thuhet në ligj. Sistemi i verifikimit të moshës do të funksionojë me një “token” të lëshuar nga qeveria, sipas nenit 7 të ligjit. Ligji përfshin gjithashtu dispozita për të miturit mbi 15 vjeç, duke deklaruar se platformat nuk mund t’u ofrojnë atyre shërbime që mund të kenë “efekt varësie”. Turqia shpesh ka zbatuar kufizime të...
Burimi:
javanews.al