Burimi:
Vizionplus.tv

Turqia i kërkon Izraelit të shmangë konfrontimin në Siri
👁11632
Një konfrontim në rritje midis Izraelit dhe Turqisë për ndikimin në Siri po paraqet një sfidë serioze për qeverinë e re të brishtë të Sirisë. Të mërkurën mbrëma, Izraeli bombardoi disa objektiva ushtarake në Siri, duke përfshirë dy aeroporte, aeroportin ushtarak të Hamës dhe bazën T4 pranë Homsit. Ministria e Jashtme e Sirisë tha se bombardimet praktikisht shkatërruan bazën e Hamës. Një grup i njohur sirian për të drejtat e njeriut tha se katër punonjës të ministrisë së mbrojtjes u vranë dhe një duzinë persona të tjerë u plagosën. Menjëherë pas kësaj, ministri i jashtëm i Izraelit akuzoi Turqinë se...