Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe
Po ndahet Mesdheu Lindor në dy blloqe rivale energjetike dhe të mbrojtjes: nga njëra anë boshti Turqi-Libi, nga ana tjetër, Greqia, Qiproja, Egjipti dhe Izraeli, dhe Bashkimi Evropian? Vendimi erdhi papritur dhe ishte çuditërisht i qartë: të martën, parlamenti libian në Tobruk miratoi njëzëri një marrëveshje për të drejtën detare me Turqinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në sirtar. Pas luftës civile shumëvjeçare, Libia është e ndarë në dy pjesë. Me qeverinë e unitetit kombëtar, të njohur nga OKB-ja dhe që kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, Turqia kishte arritur një marrëveshje që në vitin 2019. Megjithatë, ratifikimi i saj kishte dështuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme nga Libia lindore. Tani, qeveria e këtij rajoni ka dhënë miratimin e saj dhe ka hapur rrugën...
Burimi:
syri.net