Turqia arreston 158 ushtarakë për lidhje me lëvizjen e Gylenit! Operacioni vijon në 43 provinca

Turqia arreston 158 ushtarakë për lidhje me lëvizjen e Gylenit! Operacioni vijon në 43 provinca

Autoritetet turke kanë arrestuar 158 ushtarakë të dyshuar për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylenit, predikuesit të ndjerë që Ankaraja e akuzon si organizator të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Sipas prokurorisë së Stambollit dhe raportimeve të agjencisë shtetërore Anadolu, arrestimet janë kryer në 43 nga 81 provincat e vendit, përfshirë Stambollin dhe Izmirin. Gjithashtu, 18 ushtarakë të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni, që vjen pak javë pas arrestimeve të tjera në fund të majit, ka pasur në fokus kryesisht pjesëtarë të forcave tokësore të ushtrisë turke. Fetullah Gylen, i cili ndërroi jetë në SHBA në...
Burimi: Syri.net