Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqi, zjarri u merr jetën 11 rojeve të pyjeve
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Eskişehirit në Turqi, ku një zjarr masiv në zonën pyjore të rrethit Seyitgazi i ka marrë jetën 11 rojeve të pyjeve. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites të së martës, kur ekipet zjarrfikëse dhe punonjësit e pyjeve ndërhynë për të kontrolluar përhapjen e flakëve. Sipas autoriteteve lokale, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave ekstreme që kanë përfshirë rajonin gjatë ditëve të fundit, zjarri u përhap me shpejtësi të madhe, duke krijuar kushte jashtëzakonisht të vështira për ndërhyrjen në terren. Të paktën 11 punonjës mbetën të rrethuar nga flakët në një zonë të pyllëzuar...