Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqi/ Tërmet 4.3 ballë në Bursa, lëkundjet ndihen dhe në Stamboll
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë goditi mesditën e së mërkurës (2 korrik) në rajonin Gemlik të Bursës. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Gemlik, në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë Bursës, në të njëjtën zonë ku dje u regjistruan dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë, me një diferencë prej 70 minutash. Thellësia fokale e tërmetit sot ishte 12.91 km. Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe zonat përreth. Sizmologu Suleyman Pambal theksoi se duhet monitoruar situata pasi sipas tij kjo zonë ka çarje sizmike. Syri.net-Protothema