Turqi/ Qeveria e Erdoganit arreston 48 mbështetës të Imamoglus

Turqi/ Qeveria e Erdoganit arreston 48 mbështetës të Imamoglus

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve për korrupsion që lidhen me kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga figurat kryesore të opozitës. Sipas burimeve zyrtare, janë lëshuar urdhër-arreste për 53 persona, nga të cilët 48 janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim. Operacionet e arrestimit u kryen në orët e para të mëngjesit përmes bastisjeve në banesat e të dyshuarve. Në mesin e të arrestuarve janë kunati i Imamoglu dhe të afërm të tjerë të personave që tashmë ndodhen në paraburgim prej valës së parë të arrestimeve. Mes...
Burimi: Syri.net