Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turqi/ Breshëri e re arrestimesh të mbështetësve të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu në Stamboll
👁6270
Autoritetet turke kanë bërë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Për 53 persona janë lëshuar urdhër-arreste, prej të cilëve 48 janë ekzekutuar, ndërsa personat e mbetur janë në kërkim. Arrestimet u kryen pas bastisjeve të policisë në shtëpitë e tyre herët në mëngjes. Në mesin e të arrestuarve është kunati i Imamoglu si dhe të afërm të tjerë të të pandehurve, të cilët tashmë janë lënë në paraburgim që nga vala e parë e arrestimeve. Janë arrestuar edhe disa biznesmenë dhe drejtues të ndërmarrjes komunale të kulturës “Kultur AS”....