Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turizmi në lupën e tatimeve/ Përgatitet plani, nga deklarimi i pagave dhe kapaciteteve deri te referencat në paga
👁6221
Duke nisur nga veriu e deri në skajin më jugor të Shqipërisë, të gjitha bizneset që operojnë përgjatë bregdetit do të jenë nën lupën e Tatimeve. Për të evidentuar numrin e punonjësve të padeklaruar, numrin e bizneseve që paguajnë TVSH apo tatim fitimi, apo edhe shfrytëzimin e hoteleve e deri te prerja e faturave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përgatitur një plan masash me 14 pika për të goditur evazionin dhe për të ulur informalitetin. Në dokumentin e publikuar nga ky institucion, specifikohet se kontrollet do të jenë javore e të përqendruara kryesisht gjatë gjithë periudhës së sezonit veror....