Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turizmi në krizë: Pritshmëritë ishin për 15% rritje, po vera 2025 parashikohet më e dobët se viti i kaluar – problem uji dhe infrastruktura
Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024. Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht. Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve. Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund...