Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta dhe cilësia e ndërhyrjeve
Për pacientët e huaj, shpesh janë rezultatet konkrete të të afërmve që i bindin të udhëtojnë drejt Shqipërisë për shërbime mjekësore. Kështu ndodhi edhe me Mauriozon, 50 vjeç nga Italia i cili prej një jave ndodhet në Tiranë, për të kryer një ndërhyrje dentare. “Kam zgjedhur Shqipërinë sepse kam parë rezultatin të disa punëve, të bëra nga të afërmit e mi dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Edhe unë kam pasur mundësinë ta konstatoja, dhe Shqipëria ka një avantazh në çmim, i cili është më i ulët se vendet e tjera. Vajza dhe ish-bashkëshortja ime kanë ardhur, kanë qënduar disa...