Turizmi ‘mbyt’ Greqinë/ Athina kufizon qiratë në zemër të qytetit historik

Turizmi ‘mbyt’ Greqinë/ Athina kufizon qiratë në zemër të qytetit historik

Qendra historike e Athinës, veçanërisht lagjja Plaka, ndodhet në valën e një bumi të fortë turistik dhe vitet e fundit kërcënohet nga komercializimi i pakontrolluar. Numri i vizitorëve që shkoi në 8 milionë në vitin 2024 , pritet të arrijë në 10 milionë këtë vit. Banorët, të cilët dikur shijonin autenticitetin e Plakës, tani përballen me “një mbytje turistike”: dyqanet dhe banesat po shndërrohen në Airbnb dhe hotele, duke shkaktuar rritje të qirave dhe humbje të identitetit lokal. Haris Doukas-kryetari i Bashkisë së Athinës: Pikërisht për këtë arsye vendosëm të ndalojmë qiratë afatshkurtra dhe të parandalojmë akomodime të reja në këto zona specifike dhe të mbingarkuara. Njëkohësisht, krijuam një grup pune për të mbrojtur ‘lagjen e perëndive’, rajonin e Plakës. Çdo ditë rrugët e ngushta...