Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turizmi i naftës, superjahti i pronarit të Manchester City mbërrin në portin e Durrësit
Mëngjesin e sotëm, porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga superjahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë, jahtin A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit të njohur të futbollit Manchester City. Ky mjet lundrues konsiderohet një simbol i teknologjisë moderne detare dhe luksit ekstrem. Projektuar nga dizenjuesi i njohur Tim Heywood dhe me një interier të kuruar deri në detaje nga Terence Disdale, A+ përfaqëson një kryevepër të arkitekturës në ujë. Jahti mund të strehojë deri në 52 mysafirë në 26 kabina luksoze dhe ka një ekuipazh prej 79 personash. I pajisur me motorë Wärtsilä Diesel Electric, A+ arrin një shpejtësi maksimale prej 19 nyjesh, ndërsa shpejtësia e zakonshme e lundrimit...