“Turizmi bregdetar ka rënë, tani na servirin atë elitar”, Berisha: Euro e zhvlerësuar me 35%, kanë interes vetëm larjen e parave

“Turizmi bregdetar ka rënë, tani na servirin atë elitar”, Berisha: Euro e zhvlerësuar me 35%, kanë interes vetëm larjen e parave

Turizmi në vendin tonë është goditur rëndë, për shkak të zhvlerësimit të monedhës europiane dhe asaj amerikane, sipas kryedemokratit Sali Berisha. Sipas Berishës, euro është zhvlerësuar me 35%, duke bërë që turistët e huaj të stepen. Në deklaratën për mediat këtë të martë, Berisha foli ‘për pastrim parash’, që po dëmtojnë turizmin. “Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar. Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë. Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore. Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë. Numri...