Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Turisti në Theth rrëfen tmerrin: Na nxorrën me të bërtitura, pasaporta britanike më ngeli në rrënoja!
Një turist shqiptaro-britanik ka treguar përvojën tronditëse që përjetoi në Theth mëngjesin e së shtunës, kur fadromat e IKMT-së nisën shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Turisti, i identifikuar si Kujtim, ndodhej në një nga objektet që u shembën. Ai u shpreh se ndërhyrja ishte e papritur dhe pa asnjë paralajmërim zyrtar. Sipas tij, efektivët dhe punonjësit e IKMT-së e zgjuan duke bërtitur që të dilte menjëherë jashtë. “Po flija, kur papritur filluan të bërtasin ‘Dilni jashtë’. I pyeta se çfarë po ndodhte dhe nëse kishin ndonjë dokument, por nuk më dhanë asnjë përgjigje. Thjesht më thanë se godina...