Turisti gjerman goditet nga helikat e gomones në plazhin e Gjipesë, dërgohet me urgjencë në spital

Turisti gjerman goditet nga helikat e gomones në plazhin e Gjipesë, dërgohet me urgjencë në spital

Një turist gjerman është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not. Skafi me drejtues 27 vjeçarin po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit. Turisti gjerman po bënte zhytje në afërsi të skafit. Menjëherë gjermani u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i skafit u shoqërua në Stacionin e Policisë së Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion...
Burimi: Vizionplus.tv