Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
👁4002
Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake të policisë, skafi me drejtues K.V., 27 vjeç po lundronte jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, teksa në orën 13:40 dëmtoi turistin gjerman D.S., i cili po bënte zhytje në afërsi të skafit. Menjëherë shtetasi gjermani u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i skafit u shoqërua në Stacionin e Policisë së Dhërmiut. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Himarë/Informacion...