“Turistët shpenzojnë më pak”! Ankesat e operatorëve turistikë në Sarandë, të zhgënjyer nga përfitimet në sezonin turistik

“Turistët shpenzojnë më pak”! Ankesat e operatorëve turistikë në Sarandë, të zhgënjyer nga përfitimet në sezonin turistik

Në bulevardin kryesor të Sarandës, mes zhurmës së makinave dhe gjuhëve të përziera që vijnë nga plazhet e mbushura, është e vështirë të besohet se ky qytet ka hyrë në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit. Në pamje të parë, gjithçka duket mirë, dhoma të zëna, restorante të mbushura dhe turistë që vijnë me tragete, autobusë apo makina private. Por, pas kësaj fasade të zhurmshme, operatorët turistikë dhe bizneset e vogla të zonës flasin për një realitet tjetër: më shumë turistë, por më pak konsum. “Nuk mund ta mohojmë që numri i vizitorëve është rritur, por nuk kemi asnjë ndryshim real në mekanizmin ekonomik. Ka një lloj konsumi, por është kaq i vogël sa nuk bie në sy. Flasim me hotelierët,...