Turistet rrëfejnë natën e frikshme dhe panikun me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët
Katër turiste që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan. Në një deklaratë për ‘A2’ ato sot shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara. Një prej turisteve tha se në kulmin e zjarrit mendoi se nuk do të mund të largohej nga zona, pasi rrugët ishin bllokuar dhe taksitë nuk mund të arrinin deri tek ato. Ajo falënderoi stafin e hotelit dhe zjarrfikësit për mbështetjen dhe profesionalizmin. Edhe turistet e tjera treguan se u larguan përkohësisht nga hotelet dhe pritën në restorante derisa situata të vihej nën kontroll. Sipas tyre, flakët dukeshin qartë nga kodrat përreth dhe krijuan momente paniku, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe autoriteteve bëri të...
Burimi:
javanews.al