Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turistët po qëndrojnë më gjatë, INSTAT: Numri i vizitorëve në struktura akomoduese u rrit me 31.8%
Promovimi turistik, fluksi i të huajve në vend, por edhe një sërë aktivitetesh që Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq, është reflektuar edhe në ecurinë e strukturave të akomodimit. Të dhënat e Institutit të Statistikave për muajin maj tregojnë se pati një rritje me 31.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 36.6%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë (të huajt) u rritën me 19.6%. Turistët qëndruan më gjatë pranë hoteleve, apartamenteve me qira ditore apo edhe bujtinave në vend gjatë muajit maj. Me hyrjen në sezonin turistik, rritja e tyre me 31.5%...