Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Turistët italianë sherr masiv në Sarandë, shpallen në kërkim 5 persona
Një sherr masiv mes 8 turistëve italianë ka ndodhur në shëtitoren e qytetit të Sarandës, rreth orës 01:30 të mëngjesit të 24 Korrikut. Në sherrin masiv u përdorën shkopinj e sende të forta. Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 5 turistë italianë në lidhje me këtë ngjarje. Të kërkuarit janë G. T. 23 vjeç, M. A. 20 vjeç, S. D. 60 vjeç, A. L. 19 vjeç dhe S. B. 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli. Këta të pestë u konfliktuan me 3 italianë të tjerë; G. M. 19 vjeç, F. D. 22 vjeç, dhe L. D. 20 vjeç....