Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Turistët, interes për trashëgiminë, vizitojnë destinacionet kryesore në qytetin e Durrësit
Kulla Veneciane dhe amfiteatri antik vazhdojnë të jenë dy nga monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizituara në qytetin e Durrësit.Nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit qershor janë regjistruar 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë shënuar 15 mijë vizitorë. Ina Ajazi, specialiste e Qendrës Muzeore, thotë se në mjediset e Kullës Veneciane vizitorët njihen me një tur virtual rreth historisë mesjetare të Durrësit, falë teknologjisë që është instaluar në mjediset e saj. Edhe amfiteatri antik është pjesë e turit që vizitorët, kryesisht të huaj, kryejnë...