Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Turistët holandezë kërkojnë ndihmën e policisë kufitare, nxirren në breg me motoskaf
Vetëm pak minuta më parë, në zonën e Tushemishtit, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë. Duket se turistët kanë patur probleme me lëvizjen në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec. Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e...