“T’u japim një drekë…”/ Ish-shefi i Policisë Shkencore i dërgonte me FOTO provat që i kapën në makinë Agasit
Një tjetër dyshim për dekonspirim të hetimeve del në dosjen e SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Në qendër të këtij zhvillimi është Fatjon Kalluci, ish-shef i Laboratorit Shkencor në Institutin e Policisë Shkencore, i cili akuzohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale mbi provat e sekuestruara në automjetin e Agasit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Kalluci ka mbajtur kontakte me biznesmenin dhe e ka informuar mbi materialet e gjetura në automjetin e tij tip “Land Rover Defender”, me targa GG 444 AA. Në komunikimet e datave 3 dhe 4 gusht 2026, ish-zyrtari dyshohet se i ka dërguar Agasit, përmes aplikacionit “Signal”, fotografi të fletëve origjinale të aktit të ekspertimit të provave materiale. Bëhet fjalë për dokumente të sekuestruara në automjet, të cilat dyshohet se ngjasonin...
Burimi:
ntv.al